Jude Bellingham është suspenduar për dy ndeshje në La Liga.
Kjo pas kartonit të kuq që mori në ndeshjen ndaj Osasunas, shkruan GazetaBlic Sport.
Munuera Montero, gjyqtari i ndeshjes i dha karton të kuq pasi që sipas tij, mesfushori anglez e ofendoi rëndë.
Kishte polemika të mëdha, madje sot gjyqtari i ndeshjes tha se është nën presion të rëndë nga tifozët e Real Madrid, madje sipas tij, edhe familja e tij po përjeton kërcënime të rënda.