Sporti

Karton i verdhë për Rrahmanin, nuk luan në ndeshjen shumë të rëndësishme ndaj Atalantas

03/19/2022 16:51
nga:Mergim Rreci

Mbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani është ndëshkuar me karton të verdhë në sfidën e sotme ndaj Udineses.

Kjo tregon se ai do të mungojë në ndeshjen e radhës shumë të vështirë në Bergamo ndaj Atalantas, shkruan GazetaBlic Sport.

Kjo do të jetë një mungesë e madhe për skuadrën e Spallettit, skuadër kjo që po vazhdon garën për titullin kampion.

Ndeshja në fakt është planifikuar për në datën 3 të muajit të ardhshëm, pas angazhimit që Rrahmani do ta ketë me Kosovën.

/GazetaBlic Sport/