Lajme

Kardiologjia Invazive shënon rekord të intervenimeve

03/28/2023 19:45
nga:Astrit Gashi

Shërbimi i Kardiologjisë Invazive në kuadër të Klinikës së Kardiologjisë, ka shënuar numër rekord të intervenimeve, përfshirë procedura të koronarografisë dhe stentimeve.

Sipas raportit të punës së klinikës, nga data 1 janar deri me 15 mars 2023, në sallat e kateterizimit janë realizuar, 730 procedura diagnostike të koronarografisë dhe 450 procedura intervente të stentimit, që rezulton të jetë numri më i madh për një periudhë kohore të tillë, të realizuar deri tani.

Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se në Klinikën e Kardiologjisë, brenda dite kryhen mesatarisht 10 koronarografi dhe 6 stentime.