Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar të dhënat e para për pjesëmarrjen në zgjedhje, sipas të cilave deri më tani kanë votuar 8,29 për qind e qytetarëve 162 mijë e 439 me të drejtë vote në nivel vendi.
Sipas të dhënave të publikuara të KQZ-së, në Prishtinë kanë votuar 24 mijë e 948 qytetarë, apo 4.15 për qind qytetarë.
Në Prizren deri tani kanë votuar 11 mijë e 355 qytetarë, ndërsa në Ferizaj 10 mijë e 987 qytetarë. Në Mitrovicën e Jugut, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 6 mijë e 703 qytetarë.
Ndërkaq, në Pejë pjesëmarrja është 8,06 për qind.
Komunat me shumicë serbe, në Graçanicë kanë votuar 1 mijë e 386 qytetarë, ose 5.78 për qind e votuesve.
Kurse në Mitrovicën e Veriut, kanë votuar 4 mijë e 528 qytetarë, që përbën 18,89 për qind të elektoratit.
Ndërkohë, në Zveçan kanë votuar 1 mijë e 506 qytetarë, në Zubin Potok 392 qytetarë, ndërsa në Leposaviq 905 qytetarë.



