Sporti

Kapiteni i Strugës, Flamur Tairi: Besojmë se do ta eliminojmë Zalgirisin, synojmë gupet e Europa League ose Conference League

07/14/2023 10:17
nga:Mergim Rreci

Struga e mbylli në barazim 0-0 ndeshjen e parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve ndaj 

Skuadra e drejtuar nga tekniku Shpëtim Duro që debutoi në Champions League, mori një rezultat shpresëdhënës për ndeshjen e kthimit një javë më pas teksa gjithçka është e hapur me Strugën që do të tentojë kualifikimin në raundin e dytë të kompeticionit më të rëndësishëm evropian.

Kapiteni i skuadrës së Strugës, Flamur Tairi tha për ‘GazetaBlic Sport’ se janë shumë optimistë se do të kalojnë tutje në raundin e dytë.

“Kemi siguruar një rezultat pozitiv, bëmë një ndeshje shumë të mirë ku patëm shanset për të shënuar dhe shpresoj që këtë gjë ta bëjmë në ndeshjen e kthimit. Besojmë në cilësitë tona, kemi një ekip me përvojë dhe besoj se do të arrijmë të kalojmë këtë raund edhe pse përballemi me një ekip me cilësi të mira”, tha fillimisht ai.

Tutje, ai tha se skuadra ka potencial për të siguruar së paku grupet e Europa League ose Conference League.

“Ne kemi potencial shumë të mirë dhe shumë eksperiencë dhe besoj se do të kemi shanset për të arritur grupet në Europa League ose në Konferencën e Ligës, besoj se këto janë të arritshme“, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/