Sporti

Kapiteni i Dukagjinit, Elton Basriu: Na pret ndeshje e vështirë, por futbollit nuk i dihet, do mundohemi të bëjmë më të mirën

07/26/2023 16:50
nga:L J

Elton Basriu, kapiteni i Dukagjinit thekson se ndeshja ndaj Rijekës do jetë mjaft e vështirë nesër, megjithatë do tentojmë maksimumin.

Dukagjini do ta mirëpresë ekipin kroat, HNK Rijeka me fillim nga ora 20:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Conference League.

Basriu pret ndeshje të vështirë, por përgatitja e tyre është maksimale, andaj nuk i dihet sa i përket kualifikimit.

“Normal është një ndeshje e vështirë duke marrë parasysh që Rijeka është ekip i njohur, por në futboll nuk i dihet asnjëherë”, tha fillimisht Elton Basriu për ‘GazetaBlic Sport’.

Basriu thotë se do të mundohen të bëjnë më të mirën nesër.

“Do mundohemi të bëjmë më të mirën dhe shpresojmë qe t’i kënaqim tifozët. Atmosfera në ekip është shumë e mirë, besoj se kjo lojë nuk ka nevojë për motivim duke ditë që vet kundërshtari ta imponon këte gjë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport