Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Daut Haradinaj ka thënë se janë të ndara dhe po rpesin për investim rreth 100 milionë euro për ndërtimin e Unazës së Qytetit dhe Rrugës A po që këto mjete rrezikohen të humbasin, shkruan Gazeta Blic.
Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se këto mjete mund të humabsin për shkak të neglizhencës së kryetarit aktual të Prishtinës Shpend Ahmetit.
Njoftimi i plotë:
Sikurse çdo ditë, po vazhdon kaosi urbanistik në Kryeqytet, ndërsa pret fondi nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD) për rregullimin e Unazës së Qytetit dhe Rrugës A.
Rreth 100 milionë euro të miratuara dhe të alokuara rrezikojnë të humbin për shkak të neglizhencës.


