Sporti

Kaos total në Shkup, sherr masiv mes ultrasve në ndeshjen e hendbollit

03/27/2023 11:42
nga:Lorik J

Kaos në ndeshjen e handball-it mes Vardarit dhe Pelisterit në Maqedoninë e Veriut. Teksa luhej minuta e 17-të, ultrasit e Pelister u futën në sallë dhe menjëherë nisën thirrjet kundër rivalëve të Vardarit. Nuk munguan hedhjet e flakadanëve në sektorin kundërshtar ndërsa situata u agravua shumë shpejt.

Ultrasit morën nën kontroll parketin duke u shndërruar në protagonistët kryesorë të një shfaqjeje të shëmtuar ndërsa për policinë ishte shumë e vështirë të menaxhohej situata. Pas një përplasje që zgjati për më shumë se 10 minuta, ndeshja mundi të rifillonte me policinë që vendosi rendin ndërsa në fund ata që fituan takimin lojtarët e Vardar me shifrat 31-24.

/ss