Sporti

Kaos në ndeshjen miqësore mes Wolves dhe Levantes, katër karton të kuq, protagonist edhe Enis Bardhi!

07/21/2022 14:32
nga:L J

Një ndeshje përgatitore mes Wolverhampton dhe Levante në Spanjë u shndërrua në një përleshje gjithëpërfshirëse.

Levante fitoi 2:1. Klubi spanjoll kaloi në epërsi në minutën e 32-të me golin e Martit. Tre minuta më vonë ka ndodhur ngjarja e parë.

Lojtari i Wolverhampton-it, Yerson Mosquera, ka fauluar brutalisht ndaj lojtarit të Levantes, pas së cilës në fushë në pak sekonda ka ndodhur një përleshje e përgjithshme mes lojtarëve. Gjyqtari e ka parë me qetësi të gjithë këtë dhe më pas ka përjashtuar lojtarin shqiptar, Enis Bardhi dhe Mosqueran.

Kaosi vazhdoi pak çaste para përfundimit të pjesës së parë, kur Daniel Podence nga Wolves fauloi një lojtar të Levantes, pas së cilës të gjithë sërish u përleshën dhe arbitri përjashtoi Podencen dhe një lojtar të Levantes.

Të dyja skuadrat shkuan në pushim me nëntë lojtarë. Kocorashvili shënoi 2-0 në minutën e 59-të përpara se Gomes të bënte 2-1 tetë minuta para fundit. Gjyqtari në minutën e 86-të vendosi se ndalonte ndeshjen, pasi situata nuk ishte e mirë.

/GazetaBlic Sport