Lajme

Kanosi dhe fyu policët në Prizren, arrestohet

05/13/2024 09:40
nga:G B

Një person është arrestuar në Prizren pasi që i njëjti gjatë shqiptimit të një tikete kundërvajtëse në trafik, ka kanosur dhe fyer zyrtarët policorë.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.