Një person është arrestuar në Fushë-Kosovë pasi ka kanosur zyrtarin policor, raporton Gazeta Blic.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Njoftimi i Policisë:
Rr. Nënë Tereza, Fushë Kosovë 20.08.2021 – 08:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar urdhrin e zyrtarit policor dhe më pas ka kanosur zyrtarin policor i cili ishte në detyrë zyrtare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.


