Lajme

Kanoset drejtori i Spitalit të Gjakovës, arrestohet i dyshuari

08/20/2022 09:15
nga:Genita C

Drejtori i Spitalit Rajonal i Gjakovës, Jeton Zarari, është kanosur nga një person.

Mëngjesin e së premtes ai ka njoftuar Policinë e Kosovës për rastin.

Policia e ka arrestuar të dyshuarin.

“Ankuesi mashkull kosovar Drejtor i Spitalit Rajonal Gjakovë, ka informuar se është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raporti 24-orësh të PK-së.