Sporti

Kane u transferua tek Bayerni për më shumë se 100 milionë euro, Matthaus: Ia vlen të paguash aq shumë për një lojtar si ai

08/21/2023 16:07
nga:L J

Legjenda e Bayern Munichut dhe Gjermanisë, Lothar Matthaus, beson se paratë që bavarezët kanë paguar për të nënshkruar me Harry Kane nga Tottenham ia vlejnë për një lojtar si ai.

“Unë mendoj se ai vlen aq sa Bayerni ka paguar për të. Me Harry Kane, skuadra merr një lider që do t’i bëjë të gjithë rreth tij më të fortë,” tha Lothar Matthaus për mediat në Gjermani.

“Ai nuk fshihet kurrë në fushë. Kane do të përshtatet në mënyrë të përsosur në Bayern dhe do të jetë si një Thomas Muller i dytë,” shtoi ai.

Kane bëri debutimin e tij me Bayern në një humbje 3-0 ndaj RB Leipzig në Superkupën e Gjermanisë, por shënoi dhe asistoi në ndeshjen e tij të parë në ligë në një fitore 4-0 kundër Werder Bremen në Bremen.

/GazetaBlic Sport