Kandidati për president i FSHF-së, Dritan Shakohoxha, ka akuzuara FSHF-në dhe kreun aktual të saj, Armand Duka, se po tentojnë të manipulojnë garën elektorale.
Duke marrë për shembull zgjedhjet në Asamblenë e Shoqatës së Tiranës, ai ka treguar për ”Sport News” në “News 24”, se pse do t’i drejtohet gjykatës për të ndryshuar këtë sistem trukimesh.
Shakohoxha ka listuar shkeljet që po bën FSHF në një fushatë që po trukohet në çdo etapë.
“Po provohet të trukohet rezultati i zgjedhjeve. Janë vendosur me 2 mars, por çdo Asamble Rajonale e bën gjithnjë e më të pavlefshme mbledhjen në 2 marsit se nuk do të ketë vlerë. Të gjithë klubet që po rrinë gjakftohta nuk e kuptojnë që FSHF po trukon rezultatet e zgjedhjeve, po kurdis me gjakftohtësi e mashtrim spektakolar”, tha Shakohoxha.


