Sporti

Kampionët aktual e nisin në mënyrë perfekte, Portugalia triumfon ndaj Hungarisë

06/15/2021 19:53
nga:L J

Kombëtarja e Portugalisë ka fituar ndeshjen e parë në kampionatin evropian, Euro2020.

Portugalia me shumë vështirësi ka mposhtur Hungarinë në Budapest, shkruan GazetaBlic Sport.

Pjesa e parë e takimit përfundoi me rezultatin 0-0, por në të dytën, portugezët shënuan tri gola.

Deri në minutën e 84’të, rezultati i ndeshjes ishte i barabartë, por Portugalia shënoi shpejtë tre gola për të marrë tre pikë.

Guerreiro shënoi në të 84’tën, pastaj Cristiano Ronaldo shënoi dy herë, fillimisht në minutën e 87’të, kurse pastaj në të 92’tën.

Portugalia tani ka tre pikë, ndërsa Hungaria mbetet duarthatë nga kjo sfidë.

/GazetaBlic Sport