Sporti

Kampionati turk u ndërpre për shkak të tij, presidenti që rrahu gjyqtari mund të denohet me 13 vite burg

01/09/2024 17:02
nga:Lorik J

Nëse shpallet fajtor për të gjitha akuzat ndaj tij, Faruk Koca, deri pak kohë më parë kryetar i ekipit turk të futbollit Ankaragucu, mund të dënohet me 13 vjet burg. Para trupit gjykues Koca shprehu keqardhjen për sulmin ndaj Halil Umut Melerit, arbitrit të ndeshjes së ligës mes Ankaragucu dhe Rizespor.

Kujtojmë se pasi u fut në fushë, në fund të ndeshjes, ai goditi me grusht në kokë arbitrin, i cili më pas ra në fushë dhe iu nënshtrua një sulmi fizik shtesë nga huliganët vendas, përcjell GazetaBlic Sport.

Koca u largua nga zyra e Presidentit Ankaragucu në ditët pas incidentit. Ai shprehu keqardhjen për sulmin, por gjithashtu mohoi që të ketë kërcënuar me vdekje gjyqtarin Meler, për të cilin edhe akuzohet. Koca u ndalua menjëherë dhe u mor në pyetje, por u la i lirë me kusht.

“Ka qenë hera e parë në jetën time që jam përfshirë në konflikt fizik, por një pjesë e akuzës nuk është e vërtetë. Gjyqtarin Meler nuk e kam kërcënuar për ta vrarë. Më herët kam shprehur keqardhje për aktin tim, tani shpreh keqardhjen në gjykatë”, tha Koca, gjyqi i të cilit pritet të vazhdojë në fund të shkurtit.

/GazetaBlic Sport