Sporti

Kampionati Evropian për të rinj, Endrit Jerliu dhe Lumtumir Xhoxha synojnë paraqitje sa më të mira

04/02/2024 14:42
nga:Mergim Rreci

Duke filluar nga data 2 deri më 15 prill do të mbahet Kampionati Evropian për të rinj ( Youth 17/18 vjeçar) në Poreç, Kroaci.

Kosova do të paraqitet me dy boksierë, Lumtumir Xhoxhaj në kategorinë prej 57 kilogramë, kurse Endrit Jerliu do të duelojë në kategorinë prej 71 kilogramë,  transmeton GazetaBlic Sport.

Në kët turne pritet pjesëmarrja  e më se 247 boksierëve nga shtetet Evropiane, atje ku boksierët tanë kërkojnë paraqitje sa më të mira.

Të dy boksierët, në veçanti Endrit Jerliu e kanë dëshmuar se mund të jenë garues potenical për rezultate kulminante dhe se kanë të ardhme premtuese.

/GazetaBlic Sport/