Lajme

Kamala Harris viziton Poloninë dhe Rumaninë

03/09/2022 10:01
nga:Astrit Gashi

Zëvendës-presidentja e SHBA-së, Kamala Harris, pritet të arrijë sot në Poloni për të diskutuar me zyrtarët e këtij shteti pushtimin rus në Ukrainë dhe ndikimin që ka lufta në këtë rajon.

Gjatë udhëtimit të saj nga 9 deri më 11 mars, Harris do të vizitojë edhe vendin tjetër anëtar të NATO-s, Rumaninë.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se agjenda e Zëvendës-presidentja në Varshavë dhe Bukuresht pritet të fokusohet në ndihmën ekonomike, humanitare dhe asaj të sigurisë për Ukrainën.

Polonia është duke iu ndihmuar rreth 1.2 milion ukrainasve që i kanë ikur luftës.

Gjatë javëve të fundit, SHBA-ja ka dyfishuar praninë e saj ushtarake në Poloni, ku aktualisht janë të stacionuar 9 mijë ushtarë amerikanë.