Lajme

Kamala Harris shërohet nga Covid-19

05/03/2022 07:58
nga:G B

Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara Kamala Harris është shëruar nga Covid-19. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësja e saj.

Harris rezultoi pozitive më 26 prill dhe pas marrjes së një testi negativ, do të kthehet menjëherë në punë në Shtëpinë e Bardhë.

Për 10 ditët e ardhshme, zëvendëspresidentja do të mbajë gjithmonë maskën e fytyrës siç rekomandohet nga autoritetet shëndetësore të SHBA.