Sporti

Kalojnë gjysmë ore lojë në “Air Albania”, ky është rezultati mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe

11/20/2023 21:17
nga:E K

Shqipëria po luan sot ndeshjen e fundit kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024” ndaj Ishujve Faroe.

Pas gjysmë ore lojë rezultati vazhdon të mbetet i pandryshuar në “Air Albania”, shkruan GazetaBlic Sport.

Kjo përballje është festive për Kombëtaren dhe tifozët shqiptarë, pasi Shqipëria siguroi pjesëmarrjen në Evropian ndeshjen e kaluar, kundër Moldavisë me barazimin 1:1.

Ndërkohë kuqezinjëve do t’i nevojiten vetëm një pikë për ta mbyllur grupin E si lider.

/GazetaBlic Sport/