Sporti

Kalojnë gjysmë ore lojë në “Air Albania” – Ballkani dominon ndaj Plzen

11/30/2023 19:20
nga:E K

Kanë kaluar 30 minutat e para në “Air Albania” në ndeshjen mes Ballkanit dhe Viktoria Plzen që po luhet në kuadër të grupeve të Conference League.

Skuadra e Ilir Dajës ka dominimin në këto minutat e para duke rrezikuar disa herë portën e Viktoria Plzen, shkruan GazetaBlic Sport.

Rastet më të mira i patën kapiteni, Edvin Kuc dhe Qëndrim Zyba që rrezikuan të dy me kokë.

Kuc ishte tejet afër golit, por topin që po shkonte në portë e largoi nga vija e fundit lojtari kundërshtar.