Sporti

Kalojnë 70 minuta në “Air Albania”, Ballkani – Viktoria Plzen ende pa gola

11/30/2023 20:16
nga:E K

Kanë kaluar 70 minuta në “Air Albania” në ndeshjen mes Ballkanit dhe Viktoria Plzen që po luhet në kuadër të grupeve të Conference League.

Skuadra e Ilir Dajës ka treguar lojë më të mirë deri tani, por që rezultati vazhdon të mbetet i pandryshueshëm, shkruan GazetaBlic Sport.

Kuc dhe Zyba rrezikuan në 15 minutat e para të takimit me kokë, goditja e Kuc ishte tejet afër golit, por që topi në fund u largua nga vija e portës së Plzen.

Në vazhdimin e ndeshjes Ballkani insistoi të shënoi gol, Karrica ishte ai që ishte tejet pranë golit goditjen e të cilit e ndali portieri, Baier.

/GazetaBlic Sport/