Sporti

Kalojnë 20 minutat e para në “Fadil Vokrri”, rezultati i barabartë mes Kosovës dhe Rumanisë

06/16/2023 21:05
nga:E K

Kosova dhe Rumania po zhvillojnë ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian në kuadër të grupit I.

Ndeshja po zhvillohet në “Fadil Vokrri”, aty ku terreni është i vështirë për shkak të reshjeve të shiut që mbizotëruan sot në Prishtinë, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas 20 minutave lojë ndeshja është e barabartë si në rezultat ashtu edhe në zhvillimin e lojës.

/GazetaBlic Sport/