“Me apo pa vetëdije në këto dy vitet e fundit i kemi kryer favore Rusisë në rajon”, kështu thotë gazetari Vehbi Kajtazi. Ai deklaroi në Rubikon se qëllimi i Rusisë është të tensionohet rajoni.
Tutje, Kajtazi deklaroi se ne gjithandej po rrethohemi me frymën pro ruse, dhe është emergjente që SHBA e perëndimi ta mbyllin konfliktin Kosovë-Serbi.
“Duke qenë rajoni i tensionuar, ky ka qenë qëllimi i Rusisë. Kjo ka qenë përpjekja e SHBA-së me shmang me çdo kusht. Problemi është tek ne në Kosovë, në veri, në territorin tonë. Duhet me pa çka po ndodh në Mal të Zi, po krijohet një qeveri pro ruse, gjithandej në rajon ne po rrethohemi me frymën pro ruse. Është emergjente për perëndimin për SHBA-në që me u mbyll ky konflikt. Jo gjithmonë neve na jep të drejtë kur duan ta mbyllin një konflikt, kur duan ta mbyllin një krizë. Qëllimi është më i madh se sa detajet të një statuti, detaje të të drejtave të serbëve në Kosovë. Për këtë arsye presioni është mbi neve dhe presioni ka me u rrit që me mbërri marrëveshjen e cila pavarësisht kur nis zbatimi dhe cila pikë është e para apo e dyta, ideja është që krejt dokumenti i marrëveshjes së Ohrit, 80 % e obligon Kosovën e 20 % Serbinë”, tha ai


