Sporti

Kai Havertz uron Tuchelin për punën e re te Bayern: Do më pëlqente të punoja sërish me të

03/31/2023 11:22
nga:E K

Kai Havertz ka folur për marrëdhënien e tij me Tuchel gjatë kohës kur ishte trajner i Chelseat.

Ai tha se do jetë e vështirë të refuzohet një ofertë e mundshme nga Bayern duke shtuar se i pëlqen të punoj me Tuchel, shkruan GazetaBlic Sport.

“Sigurisht se do jetë e vështirë [refuzimi i Bayernit]. Ne kishim një marrëdhënie të mirë me Tuchel dhe i jam falenderues për këtë. Do më pëlqente të punoja sërish me të. Kurrë nuk i dihet se çfarë ndodh kur je në botën e futbollit”, tha ai.

/GazetaBlic Sport./