Lajme

Enver Hoxhaj për vendimin e Qeverisë Kurti për uljen e pensioneve: Skandaloz, i papranueshëm

04/22/2021 11:55
nga:N M

Kryetari i partisë më të madhe opozitare në vend PDK, Enver Hoxhaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës për uljen e pensioneve dhe shumën që i është ulur mjekevë të Kosovës, të cilët po përballen me pandeminë, shkruan gazeta Blic.

Hoxhaj e ka quajtur skandaloz vendimin e Qeverisë Kurti.

Reagimi i plotë :

Skandaloz, i papranueshëm dhe nëpërkëmbës vendimi i Qeverisë Kurti për uljen e shtesave për pensionistët dhe mjekët e infemierët që po luftojnë me pandeminë. Kjo Qeveri që i la gjyshërit tanë pa vaksina tani po ua zvogëlon edhe atë pak mbështetje që u duhet për ilaçe.
Pritja nga qeveria për ta lehtësuar barrën e rënduar ekonomike, shëndetësore e sociale për qytetarët të goditur nga pandemia, e konkretisht për mjekët, punëtorët shëndetësorë e të moshuarit – përkundrazi u kthy kundër tyre duke përgjysmuar shtesat financiare. Mungesa e dorës së shtetit fatkeqësisht po ndjehet çdo ditë dhe në çdo familje të Kosovës.