Lajme

Kadrijaj pas deklaratës së Trump: Kadrijaj: Mirë që po ka fokus, por ne duhet të jemi të përgatitur për çdo zhvillim

06/16/2025 13:48
nga:Genita C

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka komentuar deklaratën e presidentit amerikan, Donald Trump, i cili tha se do t’i kthehet çështjes Kosovë-Serbi.

Kadrijaj në një prononcim për GazetaBlic theksoi se është pozitive që çështja e Kosovës po mbetet në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, por theksoi se ky fokus duhet shoqëruar me përgatitje të plotë nga ana e institucioneve të Kosovës.

“Mirë që po ka fokus tani për këtë çështje, por sa ne jemi të përgatitur për të përballuar çdo zhvillim, mbetet të shihet,” tha Kadrijaj.

Musliu: Një Albin, një Bislim pa plan dhe një Schwarz pa kredibilitet – Imazh i frikshëm përballë Trump-it

Ish-diplomati komenton deklaratën e Trump për çështjen Kosovë-Serbi: Do të ketë kërkesa dhe vendime tepër të dhimbshme

Dugolli: Presim që Trump të ushtrojë presion ndaj Serbisë për të zbatuar marrëveshjet e normalizimit