Lajme

Dugolli: Presim që Trump të ushtrojë presion ndaj Serbisë për të zbatuar marrëveshjet e normalizimit

06/16/2025 13:02
nga:Genita C

Ish-deputeti i VV-së, Enver Dugolli, ka mirëpritur angazhimin e SHBA-ve për çështjen e Kosovës.

Ai kërkoi presion ndaj Serbisë për të zbatuar marrëveshjet e normalizimit dhe për të mbajtur përgjegjësi për agresionin në Banjska.

“Mirëpresim interesimin e SHBA-ve për çështjen e Kosovës. Presim që Presidenti Trump dhe administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të drejtojnë presionin ndaj Serbisë për të respektuar dhe zbatuar marrëveshjet e dakorduara për normalizimin e raporteve mes dy vendeve”, tha Dugolli.

Dugolli ka kërkuar që Serbia të dorëzojë Radojiçiçin para organeve të Kosovës dhe ai të përgjigjet për veprat e tij.

“Nga mandati i parë i z. Trump kanë ndodhur shumë zhvillime, prandaj është tejet e rëndësishme që Serbia të mbahet përgjegjëse për agresionin në Banjska, ku humbi jetën rreshteri i Policisë së Kosovës. Si shenjë e parë e normalizimit, Serbia do duhej që të mos e mbështeste edhe më tej kriminelin terrorist Radojiçiç, por ta dorëzonte atë para organeve të Kosovës dhe ai të përgjigjej drejtësisë për organizimin dhe ekzekutimin e aktit të agresionit ndaj Republikës së Kosovës”, tha Dugolli për GazetaBlic.

Musliu: Një Albin, një Bislim pa plan dhe një Schwarz pa kredibilitet – Imazh i frikshëm përballë Trump-it

Ish-diplomati komenton deklaratën e Trump për çështjen Kosovë-Serbi: Do të ketë kërkesa dhe vendime tepër të dhimbshme