“Marrëdhëniet me ShBA-në, më të fuqishme se kurrë”, tha kryeministri Kurti gjatë ditës së djeshme, deklaratë kjo që për deputeten e AAK-së, Time Kadrijaj, nuk qëndron.
Kadrijaj në një prononcim për GazetaBlic thekson se, nuk është hera e parë që Qeveria bën deklarata të tillë, derisa demantohen nga zyrtarët amerikan.
“Edhe herë tjera kanë deklaruar kështu, derisa janë demantuar nga zyrtarë amerikan, e edhe nga vet ambasadori amerikan”, thotë Kadrijaj.
Sipas Kadrijajt, raportet me ShBA-të nuk kanë qenë asnjëherë më keq, teksa bën thirrje që Kurti të mos mashtroj.
“Asnjëherë si kemi pas raportet më keq me aleatët tanë, se në këtë Qeveri. Andaj, deklarimeve të tillë, s’iu beson më askush. Mos mashtro Albin”, tha Kadrijaj.


