Lajme

Habit Kastrati: Urgjente – Kurti duhet të bëj analizë psikiatrike në QKUK, e rëndësishme për të ardhmen e VV’së

08/20/2024 18:31
nga:Genita C

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka komentuar deklaratën e fundit të kryeministrit Kurti që tha se Kosova i ka marrëdhëniet me ShBA-të më të fuqishme se kurrë.

Por, sipas Kastrati diçka e tillë nuk qëndron, teksa potencoi disa nga veprimet e ShBA-ve drejt Kosovës dhe Qeverisë aktuale.

“SHBA ka sanksionuar Kosovën përmes FSK.Ambasadori amerikan ka deklaruar qartë se marrëdhëniet me Kosovën nuk janë të mira. Ambasadori amerikan tha se Kurti nuk po viziton SHBA me ftesë të qeverisë amerikane por me ftesë të NDI. I njëjti tha se hapja e urës pa koordinim rrezikon jetët e ushtarëve amerikan”, tha Kastrati.

“Ndërsa, Kurti po thotë “kurrë më mirë nuk kanë qenë raportet me SHBA””, shton ai.

Teksa thotë për Kurtin se nuk është i padijshëm, Kastrati jep dy përshkrime për gjithë këtë situatë.

Sipas Kastratit, Kurtit i duhet një analizë psikiatrike urgjente në QKUK sepse po dëgjon zërat e tij të brendshëm.

“Kurti gjithçka mund të jetë por i padijshëm nuk është. Rrjedhimisht, unë mendoj që këtu vetëm dy përshkrime ka kjo situatë. E para, ka mundësi që Kurti po dëgjon vetëm zërat e tij të brendshëm. Unë them që në këtë rast Kurti të bëj urgjent një analizë psikiatrike në QKUK sepse kjo do të ishte shumë me rëndësi për të ardhmen e VV-së dhe për ata që i besojnë kësaj deklarate. Kjo analizë do t’i ndihmonte edhe marrëdhënieve tona aktuale me SHBA-në”, tha ai.

Deklarata e kryeministrit Kurti për marrëdhëniet me ShBA-të, sipas Kastratit, s’ka të bëj me realitetin dhe siç thotë ai, është ofendim i intelegjincës së qytetarëve.

“E dyta, ky mund të jetë mashtrimi brutal i radhës të cilën ky ua hedh atyre që ky mendon se pavarësisht çfarë ky thotë ata i besojnë dhe lehtësisht e mbajnë në zonën e komfortit….në këtë rast flasim për ata që ky i ka quajtuar ” analfabetë funksional”.

Pra, nëse nuk është e para, është e dyta dhe anasjelltas.Përndryshe, kjo deklaratë ska të bëj me realitetin. Kjo është ofendim i intelegjencës së qytetareve”, thotë Kastrati.

“Kurti pra ka hy në fazën e talljeve brutale me qytetarët dhe është i bindur që çdo tallje e tillë aprovohet nga ata që ja kanë besuar pushtetin”, përfundon ai për GazetaBlic.

Kryeministri Kurti: Marrëdhëniet me ShBA-në, më të fuqishme se kurrë

Haziri thotë se Kurtin s’po e presin në institucionet e Qeverisë së ShBA’ve: Biden ka vendosur kufizime