Lajme

Kadrijaj: Agjenda legjislative diskutohet me Konjufcën, jo me Kurtin

05/22/2024 23:50
nga:G B

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mundësinë e shpërbërjes së legjislaturës e sheh në ombrellën e komunikimit me kryeparlamentarin dhe grupet parlamentare të Kuvendit të Kosovës, dhe jo kryeministrin.

“Në momentin që kërkesa ka qenë për agjendën legjislative, kemi vendosur që s’është fare e rëndësishme të diskutohet me kryeministrin. Agjenda legjislative duhet të diskutohet me kryeparlamentarin dhe shefet e grupeve parlamentare andaj s’u jemi përgjigjur kësaj ftese”, ka thënë Time Kadrijaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në “RTK Prime”.

Deputetja e ka cilësuar Qeverinë Kurti si jo transparente dhe jo llogaridhënëse. Ajo ka përmendur se vendi vazhdon të jetë nën sanksione ndërkombëtare.

“Kurti po tenton me shpërbërjen e Kuvendit ta shpëtoi fytyrën e vet sepse ka bërë dialog pa parime; ka thënë se nuk do dialogoj ndërkohë që ka filluar, ka thënë që do i zhbëjë të gjitha marrëveshjet e arritura nga qeveritë paraprake por krejt rastësisht dialogu u bë prioritet i parë. Asnjëherë Kosova nuk ka pasur dialog pa parime”, ka thënë Kadrijaj.