Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli feston sot ditëlindjen.
Veseli sot ka mbushur 55 vjet.
Ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka lindur më 31 maj të vitit 1967, në fshatin Broboniq të Komunës së Mitrovicës.
Veseli ishte epror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës aktualisht gjendet në Hagë, në kuadër të procesit gjyqësor të Gjykatës Speciale.


