Gazetari i njohur Festim Kabashi, para pak ditësh iu fut politikës duke aderuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Kabashi në Rubikon të Klan Kosovës ka treguar edhe arsyen se pse e ka zgjedhur pikërisht këtë parti.
Ai tregoi se dikur ka qenë edhe pjesë e Forumit Rinor të LDK-së në Prizren.
“Në bindjen time, Lidhja Demokratike e Kosovës është partia më stabile në Kosovë. Në fakt edhe partia e parë. Gjithmonë e kam ditur se nëse do të futesha në politike do të ishte Lidhja Demokratike e Kosovës”,tha Kabashi.


