Sporti

Ka luajtur tek Gjilani, Blerim Krasniqi është transferimi i ri i skuadrës së Dritës

06/22/2023 23:20
nga:Mergim Rreci

Skaudra e Dritës ka prezantuar transferimin e ri.

‘Intelektualët’ kanë njoftuar se kanë siguruar shërbimet e sulmuesit, Blerim Krasniqi, shkruan GazetaBlic Sport.

Blerimi ka qenë pjesë e disa skuadrave në Kosovë, ishte tek Gjilani për herë të fundit, dhe së fundmi ka qenë pjesë e ekipit CS Mioveni nga Superliga e Rumanisë.

Palët kanë nënshkruar një marrëveshje dy vjeçare.