Sporti

Ka edhe lojtarë të tillë | Super talenti i Shqipërisë ia mbyll derën Italisë, nuk vi te ju, do luajë për kombëtaren kuqezi

07/04/2023 12:11
nga:L J

Stiven Shpendi shkëlqeu me Cesenën në Itali.

Futbollisti shqiptar arriti të shënonte 12 gola në sezonin që shkoi duke tejkaluar çdo pritshmëri. Nisur nga kjo formë, një ftesë i mbërriti edhe nga “Azzurët”.

Menaxheri i njohur, Altin Taho, ishte i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”. Taho tregoi se Italia U-19 i dërgoi ftesë Shpendit për ta bërë pjesë të tyre. Megjithatë Stiven e refuzoi dhe u kthye sërish në vendin e tij për të luajtur me Shqipërinë U-21.