Sporti

“Mane është një nga gabimet më të mëdha në historinë e Bayern Munich”

05/26/2023 20:15
nga:Mergim Rreci

Sadio Mane mbërriti me madhështi dhe rrethana te Bayern Munich në fillim të sezonit, pas disa vitesh të nivelit të lartë në Liverpool.

Megjithatë, ai duhet të largohet nga ‘dera e vogël’ dhe ish-reprezentuesi gjerman Dietmar Hamann e ka vlerësuar si gabimin më të madh në histori të klubit, transmeton GazetaBlic Sport.

“Shikoni sezonin e Liverpool-it, ata dukeshin si një ekip ‘i butë’, i rraskapitur dhe e njëjta gjë ndodhi me Mané. Pati edhe procese disiplinore. Kur mbërrini në një klub të ri, duhet të respektoni ata që ishin tashmë atje. Mané më është dukur gjithmonë si një person shumë i sjellshëm dhe modest, por në Mynih nuk e ka treguar këtë. Më duket se koha e tij në Bayern ka mbaruar për të, mendova se tani do të flasim për një nënshkrim të madh, por ishte një nga gabimet më të mëdha në historinë e klubit”, ka thënë ish-mesfushori, cituar nga SPOX.

/GazetaBlic Sport/