Sporti

Juventusit nuk i intereson më për Bonuccin, mbrojtësi merr masa ligjore

08/19/2023 18:23
nga:Mergim Rreci

Juventusi ka dorëzuar listën e tyre të skuadrës në Lega Serie A dhe ka konfirmuar se Leonardo Bonucci nuk është në të, kështu që opsionet e tij të vetme janë të bashkohet me Lazio ose Union Berlin.

Mbrojtësi ka ndërmarrë veprime ligjore kundër klubit për largimin e tij këtë sezon dhe Shoqata e Lojtarëve Italianë e ka mbështetur protestën e tij, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, Bianconerët janë të vendosur në refuzimin e tyre për të përfshirë Bonuccin në grup.

Kjo u konfirmua sot kur ata paraqitën listën e skuadrës në Lega Serie A përpara hapjes së sezonit të tyre nesër dhe Bonucci nuk u pa askund.

Atij gjithashtu nuk i është dhënë as një numër i skuadrës për sezonin 2023-24.

Veterani tani mësohet se është në bisedime me Union Berlin dhe Lazio, të dyja klube pjesëmarrëse në Champions League.

/GazetaBlic Sport/