Sporti

Juventusi me fitore ndaj Cremonese ‘blindon’ pozitën e dytë

05/14/2023 22:41
nga:L J

Juventusi ka arritur të fitojë ndeshjen e xhiros 35 në Serie A.

‘Zonja e Vjetër’ fituan me rezultat solid 2:0 ndaj Cremonese.

Pjesa e parë përkundër rasteve nuk prodhoi gola. Megjithatë, në minutën e 20’ Juve mori një lajm të keq.

Paul Pogba kishte startin e tij të parë në 390 ditë, por pas 20 minutave lojë u largua me lot në sy i lënduar.

Ky lajm nuk ndikoi që klubi nga Torino të marrë rezultate pozitive.

Në minutën e 55’ shënoi Fagioli, për t’i dhuruar epërsinë atyre.

Kurse për rezultatin final 2:0 u përkujdes Bremer, ai realizoi në minutën e 79’.

Me këtë fitore Juventusi ‘blindon’ vendin e dytë me 69 pikë, tre më shumë se Interi që pozicionohen një vend më poshtë.

Ceremonse në anën tjetër është ‘buzë’ rënies nga Serie A.