Juventusi ka aktivizuar opsionin e blerjes prej 40 milionë eurosh për Federico Chiesa, me anësorin që përfundon transferimin e tij të përhershëm nga Fiorentina.
Chiesa fillimisht iu bashkua Juventusit në formë huazimi në tetor 2020 pasi ata ranë dakord t’i paguanin Fiorentinës një tarifë huazimi prej 10 milion € për dy sezone me të drejtë riblerje në 2023, përcjell GazetaBlic Sport.
Marrëveshja përfundimtare përfshinte gjithashtu një detyrim për ta blerë nëse plotësoheshin disa kushte, duke përfshirë arritjen e kualifikimit në Ligën e Kampionëve për 2022-23, dhe Bianconerët tani kanë konfirmuar se 24-vjeçari është blerë plotësisht.
Ai ka qenë jashtë fushës prej javësh, pas një lëndimi të rëndë që pësoi.
/GazetaBlic Sport/


