Lajme

Juventus mendon rinovimin me Rabiot

09/29/2023 11:35
nga:E K

Juventus do të nisë së shpejti negociatat për rinovimin e kontratës së Adrien Rabiot.

“Corriere dello Sport” në stendat e gazetave të ditës së premte bën një pasqyrë të situatës. Pasi u rinovua për një sezon qershorin e kaluar, mesfushori francez konfirmoi se sa i rëndësishëm është në skuadër dhe tani, klubi është gati të fillojë një diskutim të ri me agjentin e tij në lidhje me zgjatjen e kontratë.

Ideja e Juventusit ësthë që të rinovojë kontratën e Rabiot për një ose dy sezone. Juventus gjithashtu shpreson që lojtari të ulë pagën e tij aktuale prej shtatë milionë euro neto.