Liga e Kampionëve vazhdon edhe sonte me ndeshje fantastike.
Kryendeshjet do të zhvillohen në Itali dhe në Gjermani, atje ku pritet shumë spektakël e gola, shkruan GazetaBlic Sport.
Juventus dhe Manchester City përballen në Torino, me të dy skuadrat që nuk po kalojnë në një moment të mirë.
Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 21:00, kurse këto janë formacionet e mundshme:
Juventus: Perin; Savona, Kalulu, Gatti, Danilo; Locatelli, Thuram; Conceicao, Koopmeiners, Weah; Vlahovic
Manchester City: Ortega; Walker, Dias, Gvardiol, Lewis; Gundogan; Savinho, De Bruyne, Silva, Nunes; Haaland
/GazetaBlic Sport/


