Sporti

Juventus kërkon nga lojtarët të pranojnë shtyerjen e pagave për një kohë

05/14/2021 11:39
nga:E K

Juventusi ka pyetur lojtarët e klubit nëse mund të pranojnë shtyrjen e pagesave të rrogave.

Sipas Gazzetta dello Sport, menaxhmenti i klubit nga Torino është në telashe për të paguar pagat dhe ka pyetur lojtarët nëse do të ishte e mundur të vonohej afati i pagesave për 4 muaj, shkruan GazetaBlic Sport.

Vitin e kaluar, lojtarët pranuan një lëvizje të ngjashme për shkak të problemeve të shkaktuara nga pandemia.

Gjendja financiare e klubit nga Torino mund të përkeqësohet nëse ata nuk arrijnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

/GazetaBlic Sport/