Sporti

Juventus – Inter, formacionet zyrtare të gjysmëfinales së Kupës së Italisë

04/04/2023 20:11
nga:L J

Juventus dhe Inter ballafaqohen sonte në “Allianz Stadium”.

Derbi i madh italian zhvillohet me fillim nga ora 21:00, në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Italisë, shkruan GazetaBlic Sport.

Pak para fillimit të këtij ballafaqimi janë publikuar edhe formacionet zyrtare nga Allegri e Inzaghi.

Ja përbërjet:

Juventus: Perin; Gatti, Bremer, Danilo; Cuadrado, Fagioli, Locatelli, Rabiot, Kostic; Di Maria; Vlahovic

Inter: Handanovic; D’Ambrosio, Acerbi, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Mkhitaryan, Dimarco; Dzeko, Lautaro Martinez

/GazetaBlic Sport