Sporti

Juventus dhe Inter para dy sfidave të mëdha në Serie A, Pirlo rrezikon shkarkimin

04/07/2021 10:09
nga:Mergim Rreci

Dy ndeshje shumë interesante do të zhvillohen sonte në Serie A.

Juventus dhe Napoli do të zhvillojnë ndeshjen e mbetur që prej kohësh, pasi që skuadra e Gennaro Gattusos kishte refuzuar të udhëtonte drejt Torinos pas disa rasteve me koronavirus, shkruan GazetaBlic Sport.

Fillimisht një vendim i dha fitoren Juventusit si dhe e ndëshkoi Napolin me minus një pikë, megjithatë një ankesë e Napolit në Gjykatën respektive bëri që ky vendim të kthehej dhe se ndeshja të zhvillohet sonte.

Ky do të jetë një test i madh për trajnerin e Juventusit, Andrea Pirlo. Trajneri italian është i imponuar për fitore sepse përndryshe rrezikon të shkarkohet.

Një tjetër ndeshje interesante pritet të jetë ajo mes Interit dhe Sassuolos. Kjo ndeshje ishte shtyrë për shkak të rasteve me koronavirus para dy javësh dhe si rrjedhojë do të zhvillohet sonte.

Të dy ndeshjet luhen me fillim nga ora 18;45.

/GazetaBlic Sport/