Lajme

Jusuf Thaçi godet Qeverinë Kurti: Qeveria e prokuroria duart larg nga mediat!

04/17/2021 16:59
nga:Gazeta Blic

Analisti politik, Jusuf Thaçi ka reaguar pas intervistimit të gazetarëve të Insajderit nga ana e Prokurorisë.

Ai ka shkruar se Qeveria dhe prokuroria duhet t’i mbajnë larg duart nga mediat.

“Nëse media dhe gazetarët kanë nxjerrë dhe publikuar informata e dokumente konfidenciale, atëherë përgjegjësit për këtë le t’i kërkojnë në institucione, jo në media, sepse për mediat nuk ekziston detyrimi për konfidencialitet në këto raste”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:

Qeveria e prokuroria duart larg nga mediat!

Nëse media dhe gazetarët kanë nxjerrë dhe publikuar informata e dokumente konfidenciale, atëherë përgjegjësit për këtë le t’i kërkojnë në institucione, jo në media, sepse për mediat nuk ekziston detyrimi për konfidencialitet në këto raste.

Nëse media dhe gazetarët kanë shpifur, atëherë ekziston mundësua për padi civile për shpifje.

Prandaj, qeveria dhe prokuroria nuk kanë punë me mediat dhe gazetarët asnjëherë për rastet kur mediat dhe gazetarët janë duke e bërë punën e tyre që lidhet me informimin e publikut.

Tahiri: Dështimi për sigurimin e vakisnave, i qëllimshëm, Kurti e Vitia të japin sqarim