Sporti

Julian Nagelsmann tregon se a do të jetë trajner i ri i Bayernit

04/14/2021 17:44
nga:Mergim Rreci

Julian Nagelsmann ka mohuar të jetë në linjë për të zëvendësuar Hansi Flick në rolin e trajnerit tek Bayern Munchen.

Trajneri Nagelsmann ka qenë emri më i përfolur për ta pranuar postin e trajnerit tek skuadra bavareze, shkruan GazetaBlic.

Në fund të sezonit, Hansi Flick do të largohet nga Bayerni për ta nisur një aventurë të re me kombëtaren e Gjermanisë dhe mediat atje ishin të sigurta që ai do të pasohet nga senzacioni i viteve të fundit në rolin e trajnerit, Julian Nagelsmann.

Megjithatë, sipas GOAL.com, ai ka mohuar një kalim të mundshëm tek bavarezët, duke demantuar zërat që ishin në drejtim të tij.