Sporti

Julian Alvarez dhe Lautaro Martinez ‘luftojnë’ sonte për statistikën e veçantë

06/10/2023 20:36
nga:Mergim Rreci

Manchester City dhe Inter do të përballen sonte në finalen e Ligës së Kampionëve në Stamboll, me synimin për të ngritur lart trofeun më të rëndësishëm evropian për klube.

Pritet të jetë një përballje e jashtëzakonshme në “Atatürk Olympic Stadium”, me ndeshjen që do të fillojë në ora 21:00, me Stambollin që ka dhuruar gjithmonë emocione të mëdha në kompeticionin e Ligës së Kampionëve, përcjell GazetaBlic Sport.

Vetëm nëntë lojtarë në histori kanë fituar Kupën Evropiane dhe Kupën e Botës në të njëjtin sezon. Të shtunën, ato do të bëhen dhjetë, me Julian Alvarez dhe Lauraro Martinez që konkurrojnë në anët e kundërta.