Sporti

“Ju nuk po këndoni më”, mediat britanike “godasin” italianët pas eliminimit nga Maqedonia e Veriut

03/25/2022 12:54
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Italisë është mposhtur në shtëpi nga Maqedonia e Veriut me rezultatin 0-1.

Golin e vetëm në këtë duel e ka shënuar Trajkovski në minutën e 93’të të ballafaqimit, shkruan GazetaBlic Sport.

Italia tashmë ka humbur shansin për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2022, kurse Maqedonia arrin finalen e ciklit për t’u kualifikuar në eventin më të madh për kombëtare.

“Ju nuk po këndoni më! Italia turpërohet me një eliminim nga Botërori nga Maqedonia e Veriut, vetëm 257 ditë pasi i thyen zemrën Anglisë në Evropian”, është titulli kryesor i medias britanike “The Sun”, duke përmendur fitimin e Italisë në finalen e “Euro 2020” përballë Anglisë.

Ishte kjo një përgjigje nga ana e mediave britanike ndaj atyre italiane, të cilat kishin ‘provokuar’ me titujt e tyre pas triumfit në finalen e Evropianit të kaluar.

/GazetaBlic Sport/