Sporti

“Ju kurrë nuk do të jeni vetëm” Presin që sot të kurorëzohen si kampion, shikoni tifozët në stadiumin e Partizanit

05/29/2023 16:02
nga:L J

Partizani po përgatitet për festën e titullit kampion. Të kuqtë janë vetëm një hap larg triumfit të madh në Superiore. Ajo që mungon është vetëm një fitore në ndeshjen e fundit kundër Teutës, pa pasur interes se çfarë ndodh nga krahu tjetër, i Tiranës.

Kolela dhe drejtori Marini janë parë të buzëqeshur para këtij takimi duke shfaqur gjithë qetësinë e tyre. Tifozët e Partizanit kanë hapur edhe një banderolë në stadium për lojtarët: “Ju kurrë nuk do të jeni vetëm”.