Lajme

“Ju jemi mirënjohës”, i thotë Zelensky kryeministrit britanik

05/15/2023 12:22
nga:G B

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky po qëndron në një vizitë të befasishme në Mbretërinë e Bashkuar ku është takuar me kryeministrin Rishi Sunak

Gjatë takimit, Zelensky ka falënderuar Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen ndaj Ukrainës që nga pushtimi rus.

“Mbështetja juaj tashmë është shumë për ne, ju keni bërë shumë – ju, qeveria juaj dhe Madhëria e Tij Mbreti, dhe sigurisht populli juaj, shoqëria juaj,” tha ai.

“Ne jemi mirënjohës nga zemra, nga ukrainasit, nga ushtarët tanë, ne jemi mirënjohës”, tha ai.